Fjalë Kyçe

Flaka Krelani në ballinën e revistës amerikane “Surreal”

Flaka Krelani në ballinën e revistës amerikane “Surreal”

Flaka pozoi për një tjetër revistë amerikane.

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani ka kohë që është zhvendosur në Shtetet e Bashkura të Amerikës, shkruan lajmi.net.

Ajo po jeton dhe vepron atje, teksa ka filluar me hapa të sigurtë drejt depërtimit në tregun ndërkombëtar.

Së fundi, Flaka pozoi për revistën njujorkeze “Surreal”, teksa për fansat solli pamje nga kopertina e atij numri.

E veshur e tëra me fustan rrjetë dhe me xhaketë të zezë, këngëtarja dukej atraktive në këtë fotosesion.

Në pjesën e poshtme ajo kishte veshur të brendshme të zeza, kurse sipër nuk mbante fare reçipeta, teksa kishte lidhur flokët lart.

Para pak kohe, Flaka kishte pozuar për një tjetër revistë amerikane, bëhet fjalë për “My New York”.