Fjalë Kyçe

Flet Adriatik Kelmendi, tregon çfarë oferte ka marrë nga Klan Kosova për ta braktis KTV-në

Flet Adriatik Kelmendi, tregon çfarë oferte ka marrë nga Klan Kosova për ta braktis KTV-në

Kryeredaktori shumëvjeçar i KTV-së, autor i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ndërsa ka folur rreth mundësisë për t’u larguar nga KTV-ja e për të kaluar në ‘Klan Kosova’ për të zëvendësuar Baton Haxhiu, ka thënë se ka marrë ofertë serioze, por ende nuk ka vendosur.

Rreth ofertës në fjalë Kelmendi thotë se nuk ka asnjë përplasje me drejtoreshën e Kohës, Flaka Surroi, apo me shkrimtarin dhe vëllain e saj, Veton Surroin, por se oferta nga ‘Klan Kosova’ është shumë serioze dhe stabile.

“Kam ofertë shumë serioze, por nuk ka vendim. Më duhet [ende] kohë me e shqyrtu. Nuk ka absolutisht asnjë përplasje me Flakën ose Vetonin, të cilët janë ndër njerëzit që i çmoj më së shumti në këtë vend. Edhe absolutisht nuk ka të bëj me asnjë parti politike”, ka thënë Kelmendi për ‘RADIO 1’

Ai shtoi se i duhet ende kohë për ta shqyrtuar ofertën dhe se për ndërmarrësi kaq serioze, nuk ka vendim aty për aty.

Adriatik Kelmendi edhe më herët ka pasur oferta që t’i bashkohej Klan Kosovës, pra gjatë kohës sa ishte Baton Haxhiu në këtë televizion. , e se ka edhe tash pas dorëheqjes së këtij të fundit.

“Kam pasur ofertë edhe më herët nga Klani, kam edhe tash kur ka dalur Batoni.” – konfirmoi Kelmendi.