Fjalë Kyçe

Flet Alban Berisha për ‘sulmin’ nga përkrahësit e Bekim Jasharit në Skenderaj

Flet Alban Berisha për ‘sulmin’ nga përkrahësit e Bekim Jasharit në Skenderaj

Kryetari i Rinisë i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj, Alban Berisha ka folur për përleshjen që u raportua në një nëndegë të kësaj partie.

Berisha i ka thënë Insajderit se nuk ka pasur përleshje por vetëm ofendime.

“Jo, jo, nuk ka pasur kurfarë përleshje, vetëm ofendime të ulëta nga ana e tyre”

Ai ka shtuar se rastin nuk e ka raportuar në polici pasiqë sipas tij, nuk është parë e arsyeshme.