Fjalë Kyçe

Flet avokatja e të miturit që vodhi 15 çokollata në Prishtinë

Flet avokatja e të miturit që vodhi 15 çokollata në Prishtinë

Pasi që është arrestuar i mituri është dërguar në mbajtje, njësoj nuk po veprohet edhe në raste të tjera

Nuk mundi t’iu rezistojë ëmbëlsirave në raftet e një dyqani ushqimor.

Andaj një i mitur një Prishtinë vendosi që ti marr 15 sosh, por pa i paguar.

Kësioj, Policia e Kosovës ka identifikuar të miturin ku e arrestuan e më pas e dërguan në mbajtje.

Ky rast që ndodhi të mekurën rreth orës 15:30, u cilësua si vjedhje nga Policia e Kosovës.

E njohësit e drejtësisë po shprehen që ky rast ka të bëjë me një vjedhje të vogël, por që këto raste sipas tyre mund të dënohen për shkak të mos përsëritjes në të ardhmen.

Rasti i të miturit ku është dërguar në mbajtje për shkak të vjedhjes së 15 çokollatave në vlerë të 50 euro është një nga rastet e shumta ku personat që kryejnë vjedhje dërgohen menjëherë në mbajtje.

Njësoj nuk veprohet në disa raste kur kemi të bëjmë me mbajtje apo posedim të substancave narkotike.

Një rast i fundit po të mërkurën në Podujevë, një personit i janë gjetur në trup 20.3 gram marihuanë.

I njëjti pasi është intervistuar me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rastet kur personat lirohen në procedurë të rregullt raportohen edhe kur ndodh dhunë në familje.

Ndaj këtyre rasteve po kërkohet që të tregohet më shumë kujdes, pasi që pasojat në fund mund të jenë edhe fatale.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuat dy raste të dhunës në familje e tre raste të vjedhjes.