Fjalë Kyçe

Flet dëshmitari i vrasjes së Izet Demajt

Flet dëshmitari i vrasjes së Izet Demajt

Zeqir Mehmetaj, dëshmitar i vrasjes së dyfshitë dje në Istog ku mbet i vrarë polici Izet Demaj më pas edhe grabitësi, Kamer Metaj, ka dhënë detaje për rastin sot në “Frontal” të T7.

“Hajni pasi e ka goditë policin me armë, ai është rrëzu, ky u kthy e ka goditë edhe disa herë”, tha Mehmetaj në Frontal të T7.

Demaj po tentonte të ndalonte një hajn të armatosur, i cili kishte marrë dy pengje dhe po provonte të grabiste një bankë.

Polici Izet Demaj ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga plumbat.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët, e dje të gjithë krerët e shtetit kanë reaguar, duke e cilësuar Izet Demajn si hero të Kosovës.

Rruga ku ndodhi ngjarja tragjike deri më parë ka qenë e bllokuar për qarkullim.

Për shkak të rastit nesër është ditë zie në Kosovë. Demaj do të varroset nesër në Koshare, në varrezat e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë.