Fjalë Kyçe

Flet Haradinaj pas takimit me diplomatët gjermanë dhe francezë

Flet Haradinaj pas takimit me diplomatët gjermanë dhe francezë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me delegacionin nga Gjermania dhe Franca ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rrjedhjen e Samitit të Berlinit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kanë diskutuar për parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në paris.

“Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, tashmë kryeministri së bashku me delegacionin kanë vazhduar në një takim të përbashkët me krye parlamentarin Kadri Veseli e kryenegociatorët, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

Delegacioni sot ndërkaq është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë:

Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!