Fjalë Kyçe

Flet kompania që iu dogj autobusi në “Rrugën e Kombit”

Flet kompania që iu dogj autobusi në “Rrugën e Kombit”

Një autobus është përfshirë nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’.

Këtë e ka bërë të ditur agjencioni turistik “Ariani” nga Mitrovica, autobusi i së cilës është djegur teksa po udhëtonte në relacionin Durrës-Mitrovicë, transmeton Veriu.info.

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera”, ka deklaruar kompania.

Kompania njofton se pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndoshë e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

“Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, thuhet në njoftimin e kompanisë turistike “Ariani”.