Fjalë Kyçe

Flet motra e regjisores Burbuqe Berisha: Më tha e kam një shtrëngim, po i frikësohem shkallëve të Ministrisë dhe aty mbeti

Flet motra e regjisores Burbuqe Berisha: Më tha e kam një shtrëngim, po i frikësohem shkallëve të Ministrisë dhe aty mbeti

Ditën e sotme në teatrin “Faruk Begolli” është mbajtur një mbledhje komemorative nga Kolegji AAB për nder të jetës dhe veprës së regjisores Burbuqe Berisha, e cila ndërroi jetë mesditën e djeshme.

Krahas kolegëve të shumtë që e kujtuan të ndjerën, një fjalim emocional është mbajtur edhe nga motra e saj, Trëndelina Berisha.

Ajo tha se Burbuqja kohëve të fundit i frikësohej shkallëve të Ministrisë së Kulturës, për shkak të problemeve shëndetësore, dializës të cilën e bënte tri herë në javë.

“Nuk është ndalur në asnjë moment, ka qenë shumë e papritur për ne, ka punuar më shumë se unë, më gjatë se unë edhe pse tri herë në javë shkonte në dializë. E ka cekur që atyre shkallëve të Ministrisë iu ka frikësuar, para dy javëve kemi diskutuar dhe unë nuk e mora shumë seriozisht se mirë ka qenë, tha e kam një shtrëngim, po kam frikë atyre shkallëve po mbes aty. Pasi që gjithmonë ka qenë nën kontroll të mjekëve. I thash hajt se edhe kjo tejkalohet. Dje kam hyrë në shkallë e kam parë, në shkallë të Ministrisë, thash eh kjo e paska ditur ku do ta ketë fundin, atyre shkallëve iu frikësua dhe mbeti në ato shkallë”, kanë qenë fjalët e të motrës.