Fjalë Kyçe

Flet polici që i hodhi sprej lotsjellës qytetares: Më ofendonte e më afrohej me qen, unë u vetëmbrojta

Flet polici që i hodhi sprej lotsjellës qytetares: Më ofendonte e më afrohej me qen, unë u vetëmbrojta

Flet polici që i hodhi sprej lotsjellës qytetares: Më ofendonte e më afrohej me qen, unë u vetëmbrojta

Një grua, dy policë dhe një qen u bënë protagonistë të një rasti të djeshëm ku pretendohet të jetë përdorur edhe dhunë, përmes spërkatjes me sprej lotsjellës.

Qytetarja E.H. është ankuar ndaj sjelljes së zyrtarëve policorë duke thënë se i kanë hedhur sprej lotsjellës nga e cila ka përjetuar astmë akute.

Ajo thotë se deri kjo ka ardhur pasi policët i kishin kërkuar t’i vendoste qenit të saj “pitbull i zi” një maskë që të mos rrezikonte qytetarët.

Znj. E.H. pretendon se qeni i saj është ende i ri në moshë për t’u konsideruar i rrezikshëm.

Por, çka thotë polici që përdori sprejin?

Në raportin e zyrtarit policor të siguruar nga portali Kallëzo, thuhet:

“E lartcekura (E.H) është hasur në rrugën B me një qen të racës pitbull ngjyrë e zezë të cilit nuk i kishte vendosur maskën mbrojtëse në gojë për të mos rrezikuar qytetarët. Të njëjtës ia kemi tërhequr vërejtjen por ajo filloi në mënyrë agresive të refuzoj”

Zyrtari policor thotë se E.H. kishte refuzuar të tregonte letërnjoftimin ose ndonjë mjet tjetër identifikues që atij i vyente për t’i shqiptuar tiketë për kundërvajtje.

“Kur kam filluar që t’ia shqiptoj fletëparaqitjen e njëjta është nisur në drejtim timin duke më ofenduar, pas urdhrave verbal ku kam ecur edhe mbrapa 7-8 metra e njëjta nuk është ndalur së bashku me qenin përpara dhe për vetëmbrojtje kam përdorur sprejin”, thuhet në raportin policor.