Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin në Ulpianë, i lënduari është një 70 vjeçar

Policia jep detaje për aksidentin në Ulpianë, i lënduari është një 70 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, në lagjen Ulpiana.

Për Gazetën Alo, zëdhënësja e policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se “Sot rreth orës 15:18 në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor”.

Ahmeti thotë se në aksident ishin të përfshirë një këmbësor 70 vjeçar dhe një automjet i udhëtarëve.

“Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i moshës 70 vjeçare. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thotë Ahmeti për Gazetën Alo.