Fjalë Kyçe

Fletëvotimet për zgjedhjet në veri kanë simbole shtetërore

Fletëvotimet për zgjedhjet në veri kanë simbole shtetërore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar në mbledhjen e radhës dizajnin, përmbajtjen dhe formatit e fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Lista Serbe ka kërkuar që të rritet logoja e tyre në këto fletëvotime. Po ashtu KQZ-ja, miratoi rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.