Përforcimi i ri i Kosovës e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet përpara veturës së tij të re super-luksoze, Mercedes Benz.
Pushimet verore për Florent Hadërgjonajn kanë marrë fund.
Tash, futbollisti kosovar i është bashkuar skuadrës së tij, Huddersfield në përgatitjet për sezonin e ri.
Përforcimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet përpara veturës së tij super-luksoze, të tipit Mercedes Benz.
Mbrojtësi i djathtë debutoi me “Dardanët” në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020 kundër Bullgarisë në Sofje.