Fjalë Kyçe

Flori Mumajesi dhe Yll Limani në duet?

Flori Mumajesi dhe Yll Limani në duet?

Flori Mumajesi dhe Yll Limani janë bërë bashkë në studio.

Kantautori Flori Mumajesi e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram dhe në të shihet bashkë me Yll Limanin duke kënduar në studio, shkruan lajmi.net.

”Të duam” ka shkruar pranë videos Flori, kështu duke lënë të kuptohet se një bashkëpunim mes tyre edhe mund të ndodhë.

Flori Mumajesi njihet për sukseset e tij të shumta të cilat i ka arritur nëpërmjet muzikës e edhe Ylli edhe pse karrierën e nisi më vonë se Flori, arriti ta kapë suksesin dhe u bë shumë i dashur për publikun.

Kjo vihet re sepse këngët e tij po pëlqehen por fansat simpatinë që kanë për Yllin po e shprehin edhe me komente.