Flori Mumajesi nuk ka dyshim se është njëri nga artistët më të suksesshëm shqiptar.Këtë e ka dëshmuar së fundmi pasi u zgjodh fitues i edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike 2018”, shkruan lajmi.net.
Ai tashmë ka disa vite që është pjesë e muzikës shqiptare i cili ka një lidhshmëri mjaft të madhe me të, që e tregon edhe në postimin e fundit.
“Dikush më pyeti? Pse e do kaq shumë muzikën? Unë iu përgjigja: “Sepse është e vetmja që qëndroi kur të gjithë të tjerët u larguan”, janë fjalët e tij.
Mumajesi së fundmi lansoi një bashkëpunim në duet me Brunon dhe Ghetto Geasy “Mori”.