Fjalë Kyçe

Fonseca u shkarkua, Conceiçao trajner i ri i Milanit

Fonseca u shkarkua, Conceiçao trajner i ri i Milanit

Sérgio Conceição do të jetë trajner i ri i Milanit.

Portugezi do të arrijë sot në Milano pasi gjithçka është aranzhuar, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Ish-futbollisti i njohur do ta nënshkruajë kontratën e re me “Rossoneri”.

Conceição e pranoi ofertën e Kuqezinjve mbrëmë dhe nga sot do ta nisë punën e re.

Paulo Fonseca u shkarkua mbrëmë pas barazimit me Romën dhe ndarjen e shtatë herë kampionin e Evropës e konfirmoi edhe vetë trajneri portugez, të cilit nuk i ecën punët mirë sa duhet në San Siro.

Milani e ka nisur mjaft dobët sezonin e ri dhe drejtuesit e klubit e panë të arsyeshme të bëjnë ndryshime dhe i pari që u sakrifikua ishte ish-trajneri i Lillet.

50 vjeçari Conceição, dikur futbollist i Lazios, Parmës e i Interit, e pati një eksperiencë të suksesshme shtatëvjeçare si trajner i Portos.