Fjalë Kyçe

Forca të shtuara të policisë para gjykatës ku do të dalin tre të dyshuarit për vrasjen në Gllogjan

Forca të shtuara të policisë para gjykatës ku do të dalin tre të dyshuarit për vrasjen në Gllogjan

Forca të shtuara të Njësisë Speciale janë parë para Gjykatës Themelore në Pejë, pak para se të nisë seanca e parë dëgjimore ndaj tre të arrestuarve nën dyshimet për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Seanca dëgjimore do të fillojë nga ora 16:00.

Në këtë seancë dëgjimore pritet të caktohet masa e paraburgimit për tre të pandehurit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, mbrëmë vetëm ka konfirmuar arrestimin e tre personave, por nuk ua ka dhënë mundësinë gazetarëve që të pyesin mbi dyshimet për motivin e vrasjes së shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, duke thënë se “për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të marrin pyetje”.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, u shpreh Kurmehaj.