Fjalë Kyçe

Formacionet zyrtare: Klaksvik – Ballkani

Formacionet zyrtare: Klaksvik – Ballkani

Janë publikuar formacionet për ndeshjen në mes Klaksvik – Ballkani.

Ndeshja e kthimit e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Konferencës, në mes Klaksvikut dhe Ballkanit zhvillohet sot.

Ekipi kosovar do kërkojnë kualifikimin tutje dhe atë e kanë në duart e tyre.

Kjo pasi janë në avantazh 3:2 nga ndeshja e parë që u zhvilluan në Fadil Vokrri’.

Nëse Ballkani kalon tutje, atëherë në ‘Play Off’ të Ligës së Konferencës do të takohet me një ekip shqiptar, atë të Shkupit.

Mbetet të shihet nëse lojtarët e Ilir Dajës do të arrijnë kualifikimin e shumë kërkuar nga kampioni i Kosovës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare, për ndeshjen e cila fillon në orën 20:00:

Klaksvik: Rosenorn, Joensen, Vatnsdal, Pavlovic, Da Silva, Andreasen, Mikkelsen, Kronberg, Frederiksberg, Klettskard, Bjartalio

Ballkani: Ljuljanovic, Potoku, Thaqi, Dellova, Thaci, Gripshi, Kuc, Emërllahu, Krasniqi, Rrahmani, Korenica