Fjalë Kyçe

Foshnja ndërron jetë në Pejë, nëna në Prishtinë

Foshnja ndërron jetë në Pejë, nëna në Prishtinë

Një grua ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës pasi që ka pasur komplikime të rënda gjatë lindjes.

Procesi i lindjes kishte nisur në spitalin e Pejës dhe për shkak të komplikimeve, foshnja ka lindur e vdekur, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa nëna e foshnjës ishte transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Mirëpo edhe nëna ka ndërruar jetë pak minuta pasi ishte dërguar në Prishtinë.

Drejtori i spitalit të Pejës, Skender Dreshaj, ka bërë të ditur se nëna është transferuar në Prishtinë pasi që në Pejë ishin shtjerrë mundësitë për trajtim.

“Spitali ka qenë i pajisur me pajisjet e domosdoshme, personeli e ka trajtuar në mënyrë korrekte, komplikimi ka qenë shumë i rëndë. Ka qenë çarje e mitrës që quhet memece do të thotë pa dhimbje nga momenti i çarjes. Ka pasur gjakderdhje, fëmija ka lindur i vdekur. Është rast jashtëzakonisht i rëndë i komplikuar”.