Fjalë Kyçe

Foto dhe video nga rrahja e sirianëve midis Prishtinës dhe arrestimi i tyre

Foto dhe video nga rrahja e sirianëve midis Prishtinës dhe arrestimi i tyre

Një rrahje mes disa të rinjve ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar video ku shihen disa persona duke u rrahur mes vete, dhe ata godasin me boksa njëri tjetrin në prezencë të policisë.

Reporteri.net mëson se personat që janë rrahur mes vete janë shtetas të Sirisë.

Nuk dihet arsyeja pse ata janë rrahur, megjithatë policia mezi ka arritur ta vë situatën nën kontroll.

Personat e përfshirë në rrahje janë arrestuar.