Fjalë Kyçe

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova vendoset brenda Parlamentit Evropian

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova vendoset brenda Parlamentit Evropian

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është vendosur në muret e Parlamentit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka publikuar fotografinë e Rugovës në llogarinë e saj në Facebook, duke shkruar “Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian”.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, dhe ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri.