Një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Klimatologu danez, Steffen M. Olsen, e shkrepi këtë fotografi më 13 qershor në një mision rutinë në pjesën veriperëndimore të Grinlandës. Olsen kishte vështirësi që t’i lëvizte mjetet e tij. E kjo ndodhi për shkak se akulli ishte shkrirë në masë të madhe.
Fotografia e tij e mrekullueshme u shpërnda në Twitter nga shkencëtari Rasmus Tonboe dhe tani është shpërndarë në tërë botën, duke ngritur alarmin për ndikimin që ngrohja globale e ka në shkrirjen e akujve.
Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Borës dhe Akullit, tregon se rreth 712.000km2 të sipërfaqes së Grinlandës është shkrirë gjatë muajit qershor të vitit 2019, e kështu që shënon rreth 470.000km2 më shumë në krahasim me vitin 2018. Rreth 40% e akujve në Grinlandë kanë pësuar shkrirje, me një humbje totale të 2 gigatonëve akull (e barabartë me 2 miliardë ton).