Ndërsa shqiptarët ishin të zënë me punët e tyre të përditshme në mëngjesin e djeshëm, një asteroid i kalon fare pranë planetit Tokë rreth orës 10:56.
Largësia e tij nga Toka ishte rreth 6.27 milionë km. Asteroidi i quajtur 52768 (1998 OR2), sipas NASA-s bëri një qasje të afërt me planetin.
Ai ka një lartësi 1.8 km dhe 4.1 në diametër. Në bazë të llogarive, asteroidi që kaloi ditën e djeshme është pesë herë më i madh se sa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.
Përveç objekteve në hapësirë të identifikuar nga NASA, specialistët paralajmërojnë se ka edhe të tjerë të paidentifikuar, të cilët mund të përbëjnë rrezik për njerëzimin.