Franca do t’i rihapë universitetet në shtator, pas gati gjashtë muajsh nga mbyllja e tyre. Megjithatë studentët rekomandohen që të mbajnë maska, njoftoi The Guardian, të premten.
Universitetet franceze u mbyllën më 16 mars si një prej masave që u morën kundër përhapjes së COVID-19 në këtë shtet. Shkollat kanë nisur të rihapen gradualisht më 11 maj, por 74 universitetet në Francë mbetën të mbyllura.
Ministrja e Arsimit, Frederique Vidal, tha se po punojnë që të përcaktojnë masa për të mbrojtur profesorët, personelin dhe studentët nga virusi.
Ajo ka shtuar se distanca sociale do të jetë një metër në mes të studentëve dhe hapësirat e mbyllura do të ajrosen dy herë në ditë.