Milot Rashica mund të bëhet me skuadër të re.
Sipas “SportBILD”, skuadra e Eintracht Frankfurtit ka hyrën në negociata për blerjen e Rashicës, transmeton lajmi.net.
Çmimi i Rashicës thuhet të jetë nga 12 deri ntë 15 milionë euro dhe skuadra e Frankfurtit është e gatshme ta marrë përsipër këtë shumë.
Sipas artikullit, Drejtori sportiv i Frankfurtit, Markus Krösche dëshiron Rashicën me qëllim që ta zëvendësojë Filip Kostic, për të cilin thuhet se do të shkojë në Inter apo edhe Hertha Berlin.
Shitja e Kostic dhe largimi i Andre Silvas kanë lënë hapësira në sulmin e skuadrës dhe ardhja e Rashicës po shihet si një gjë e paevitueshme.