Fjalë Kyçe

Frashër Krasniqi tregon veprimet që do të ndodhin nesër

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi thotë se nesër do të shkarkohet Rikalo.

Ai ka paralajmëruar votën e 12 deputetëve të këtij subjekti opozitar për buxhetin e këtij viti, shkruan Gazeta Alo.

Për t’ia dhënë qeverisë këto vota, PSD i ka bërë kusht qeverisë, ndër tjera, që ta shkarkojë edhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se Rikalo do të shkarkohet nesër.

“Nesër shkarkohet Rikallo. Nesër miratohet ligji për paga, që ua rritë pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik, kurse ua ulë politikanëve. Nesër miratohet ligji për dialog. Nesër bëhet komisioni ad-hoc për sistemin pensional”, tha Krasniqi.

Ai tha se nesër do do të dëshmohet se edhe në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë për të mirën e vendit.

“Nesër dëshmohet edhe njëherë që në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë, konkrete, pa përfitim personal, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, tha deputeti i PSD-së./Gazeta Alo/