Fjalë Kyçe

Frizerja gjendet e vekur pasi konsumoi alkool dhe ilaçe kundër depresionit

Frizerja gjendet e vekur pasi konsumoi alkool dhe ilaçe kundër depresionit

Një frizere vdiq nga një përzierje helmuese e barnave dhe verës, pasi i tregoi motrës së saj se po shkonte në shtëpi që të çlodhej dhe të bënte dush.

Hannah Pruden, 32-vjeçare, u gjet nga dy oficerë policie e shtrirë me fytyrë poshtë në divanin në dhomën e saj të ndejës në mëngjesin e 1 nëntorit të vitit të kaluar.

Vetëm disa orë para se të gjendej e vdekur në banesën e babait të saj e shtrirë me qenin e saj, Hannah i kishte dërguar motrës së saj një varg mesazhesh duke i thënë sa shumë e donte.

AJo jetonte në Seaforth, Merseyside në Britaninë e Madhe, por ishte duke qëndruar në banesën e babait të saj në Crosby. Ajo vdiq nga përzierja e alkoolit me ilaçet kundër ankthit dhe depresionit.

Gruaja e cila vuante nga depresioni edhe në të kaluarën kishte përfunduar në spital për përdorim të tepruar të ilaçeve. Gazeta Alo\