Fjalë Kyçe

Fshati Çabër nuk ka as rrugë, shteti harron banorët e kësaj ane

Fshati Çabër nuk ka as rrugë, shteti harron banorët e kësaj ane

Banorët e fshatit Çabër të Komunës së Mitrovicës kanë ankesa të shumta në rrugën e cila gjendet në këtë lokalitet.

Kjo rrugë është në gjendje të tmerrshme e cila pothuajse është e pakalueshme, shkruan IndeksOnline.

Sipas banorëve, kjo rrugë frekuentohet shumë nga banorët por edhe nga nxënësit, të cilët e përdorin për të shkuar në shkollë çdo ditë.

Ndryshe, kjo rrugë tri herë ka hyrë në projekte të Komunës, mirëpo nuk është ndërrmarë asgjë për rregullimin e saj.