Në një fshat në Indi të quajtur Badi, shumë banorë vetëvriten. Kjo gjë është kthyer në një fenomen shumë serioz viteve të fundit dhe të pashpejgueshme në disa rate, sa i përket arsyeve pse këta banorë zgjedhin t’i japin fund jetës, shkruan Gazeta Metro.
Badi, ka 2500 banorë, dhe vetëm në vitin 2016 janë vetëvrarë më shumë se 100 persona, ndërsa po të njejtat shifra janë regjistuar edhe në vitet 2018, dhe 2019. Mendohet se arsye më e fortë e kësaj mënyrë për të vdekur mund të jetë depresioni dhe problemet mendore, që mund të vijnë nga përdorimi i tepërtë i pesticideve.
Sipas psikologëve kjo mund të jetë një e vërtetë e pjeshme, pasiqë ata i referohen edhe të korrurave: Kur nuk ka të ardhura nga bujqësia fshatarët e Badit, shqetësohen për të ardhmen e tyre, dhe vetëvriten.
Një gjë e tillë është shprehur vite më parë edhe në një fshat kinez, ku brenda disa muajve janë regjisturar mbi 80 vetëvrasje.