Fjalë Kyçe

Fshatrat dhe qytetet që nesër do të mbesin pa rrymë deri në tetë orë

Fshatrat dhe qytetet që nesër do të mbesin pa rrymë deri në tetë orë

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se edhe nesër do të ketë ndërprerje disaorëshe të rrymës në lokacione të ndryshme.

Ndërprerjet e parapara për nesër do të zgjasin 7 deri në 8 orë.

Këto ndërprerje bëhen për shkak të punimeve në projekte investive.

Sipas KEDS-it, këto janë lokacionet ku do të ketë ndërprerje të rrymës, e cila do të nisë në ora 9:00 dhe do të zgjasë deri në ora 16:00 dhe 17:00.

Punime në projekte investive

Data e punimit: 29-09-2020

1.

Në NS 35/10kV Fushë Kosova II do të ndërprehet:

NS 10/04kV Bardh i madh te Sadiku (kodi: 15018018063) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Bardh i madh te Sadiku.

Arsyeja: Shtrirja e kabllos nën linjën ekzistuese.

2.

Në NS 35/10(kV Fushë Kosove do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV Gërgurët (kod: 15018018065) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Një pjesë e rrugës së UÇK-së, Gërgurët.

Arsyeja: Vendosja e shtyllave nën tension.

3.

NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Furra Laura (kodi: 14000001004 ) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e Valon Hasani.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime ne projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina – Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.