Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Andrea Tedesco, për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë U-17.
Tedesco i cili ka një CV të pasur si trajner në Itali, por edhe në nivel ndërkombëtar do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Evropian “Shqipëri 2025”.
Tekniku 39-vjeçar së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe Kombëtaren U-19 të Maltës.
Gjithashtu Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendës-trajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova 1948. Ndërsa në fillimet e karrierës ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.