Fjalë Kyçe

FSK informon qytetarët për së afërmi për procesin e rekrutimit

Informatat do t’i marrin për së afërmi. Të rinjve e të rejave këtë ua mundëson një ekipi mobil i FSK’së, që të premten qëndroi në Ferizaj, në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve aktiv.

Kjo po ndodh vetëm katër ditë pasi është hapur konkursi.

Ata që janë të moshës 18 deri 23 vjeç, formularët për aplikim mund t’i dorëzojnë në kazermat më të afërta. Pastaj, do të thirren për procedura tjera.