Fjalë Kyçe

FSK organizon nesër homazhe për nënoficerin Besim Bajraktari

FSK organizon nesër homazhe për nënoficerin Besim Bajraktari

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nesër në kazermën “Adem Jashari” do të mbahen homazhet për nënoficerin, Besim Bajraktari, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Homazhet do të fillojnë në orën 10:00, ndërsa lamtumira e fundit atij do t’i jepet në varrezat e fshatit Batllavë, në Podujevë, në orën 14:00.

Kjo ministri ka bërë të ditur se homazhet nuk janë të hapura për publikun.

Kush ishte Besim Bajraktari?

Besim Bajraktari ka lindur më 23 Janar 1973 në fshatin Batllavë, Komuna e Podujevës.

Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Komandën e Zonës Operative të Llapit, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta të nënoficerit: Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë në Departamentin e Operacioneve dhe Trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Pas vetës la bashkëshorten dhe tre vajza./sinjali