Fjalë Kyçe

Ftesa e dasmës së Bleros e Afronës e mbushur me premtime

Ftesa e dasmës së Bleros e Afronës e mbushur me premtime

Blero dhe Afrona janë tashmë e 5 vite së bashku.

Romancën e tyre të dashurisë e kanë vazhduar që nga fillimi me dashuri, besnikëri, përkushtim e mbështetje të fortë karshi njëri tjetrit, shkruan Kosovarja.

Tani, këtë dashuri të tyre e kanë kurorëzuar me martesë vetëm para disa ditëve, në mesin e qindra dëshmitarëve dhe të ftuarve.

Se sa janë të dashuruar dhe të dhënë pas njëri tjetrit janë parë edhe gjatë dasmës, ku shikimet dhe qëndrimet përballë njëri tjetrit flisnin më shumë se çdo gjë.

Por, njëkohësisht ka edhe diçka tjetër që ka dëshmuar këtë dashuri të zjarrtë e përrallore.

Ai është mbishkrimi që kanë vendosur çifti i famshëm të shkruajnë në ftesën që iu kanë bërë të gjithë mysafirëve e të afërmve.

Por, a do ta mbajnë këtë dashuri në dry kështu gjithmonë.