Fjalë Kyçe

Fushata zgjedhore për balotazh do të jetë pesë ditë

Fushata zgjedhore për balotazh do të jetë pesë ditë

Subjektet politike dhe kandidatët do të kenë pesë ditë kohë të zhvilluar fushatën zgjedhore.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas tij, KQZ-ja ka marrë vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, ku përfshihen aktivitetet që do të realizohen nga ky institucion për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve.

KQZ deri më tani nuk ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave dhe zyrtarisht ende nuk është mbyllur procesi i raundit të parë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që do të realizohen nga KQZ për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve”.

“Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, tha Elezi.