Fjalë Kyçe

Fushë Kosovë: Për 40 minuta, kryhen katër vjedhje me të njëjtën veturë

Fushë Kosovë: Për 40 minuta, kryhen katër vjedhje me të njëjtën veturë

Banorët e Fushë Kosovës janë në hall të madh nga hajnat të cilët në raste të shpeshta po thyejnë lokalet atje nga ku po vjedhin gjësende të ndryshme.

Por, siç duket, shumë vjedhje po kryhen nga të njëjtit persona. Madje një qytetar ka shkruajtur në Facebook, se disa persona me një veturë të tipit “Audi A4”, kanë kryer katër vjedhje brenda katër minutash në katër lokale të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Sipas informacioneve, vetura në fjalë i ka edhe targat e vjedhura.

E sipas informacioeneve të lajmi.net, me këtë veturë dyshohet se edhe para disa javësh janë kryer vjedhje në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Postimi i plotë i qytetarit që ka denoncuar rastin:

Pershendetje

Me daten 15.06.2021 rreth ores 03:50 te mes nates kan ndodhe 4 vjedhje mbrenda 40 minutave ne 4 lokale te ndryshme ne Fushe Kosove me kete vetur,Audi a4 karavan ngjyre hiri e mbyllur!

Audi eshte me targa te vjedhura!

Per çdo info kontaktone Policin e Kosoves.

blob:https://www.facebook.com/11d2d575-7c0a-4b59-b4d7-602952952415