Fjalë Kyçe

Fustani i Dua Lipës me ngjyrën e kaltërt dhe me yje bëhet temë diskutimi në Britani të Madhe

Fustani i Dua Lipës me ngjyrën e kaltërt dhe me yje bëhet temë diskutimi në Britani të Madhe

Fustani i kaltër e me yje i Dua Lipës ngjalli debat në Britani të Madhe andaj edhe mediat e huaja kanë shkruar për të.

Ceremoni e “Brit Awards” ishte një ngjarje e rëndësishme dhe një nga fituesit e saj u shpall edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, shkruan lajmi.net.

Por ajo e ka marrë vëmendjen e publikut dhe mediave edhe me fustanin që ka veshur dhe e gjithë kjo për shkak të yjeve që i kishte.

Shumëkush mendon se zgjedhja e fustanit të kaltër me shumë yje mund të ishte politike – edhe nëse ishte e rastësishme.

Duket se shikuesit mendonin se veshja e saj dukej si Flamuri Evropian, i cili duket si përgjigje kundër klimës aktuale të Brexit, shkruan në artikullin e saj e përditshmja britanike, express.co.uk.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare i kishte zgjedhur ngjyrat e flamurit të Kosovës për paraqitjen e saj në “Brit Awards” dhe ky fakt u komentua edhe në vendin tonë andaj shqiptarët u bënë krenarë.