Llapi të dielën e luan ndeshjen derbi të xhiros 19 të Ipko Superligës ndaj Feronikelit në Drenas.
Të dy ekipet kanë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ballafaqim.
Ndërkohë, stafi teknik i Llapit ka dërguar futbollistët në pishinë të mbyllur për rigjenerim sa më të shpejtë.
Llapi në rast të fitores në Drenas do ta bëntë edhe më interesante garën për titull.