Fjalë Kyçe

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë ta udhëheqin Lokomotivën

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë ta udhëheqin Lokomotivën

Lokomotiva e Zagrebit e ka shënuar fitoren e pestë rresht në kampionatin e Kroacisë në futboll.

Të hënën, Lokomotiva fitoj 3:1 në udhëtim ndaj Goricës, në kuadër të javës së 26-të të kampionatit kroat. Te Lokomotiva startuan katër futbollistë shqiptarë: Myrto Uzuni, Lirim Kastrati, Jon Mersinaj e Enis Çokaj. Prej minutës së 76-të luajti edhe Indrit Tuci.

Dy golat e fitores i shënoj reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. Uzuni realizoi për 2:1 në minutën e 75-të dhe për 3:1 në minutën e 87-të. Në të dy golat asistoj Lirim Kastratit, reprezentuesit të Kosovës.

Lokomotiva renditet e treta në kampionatin kroat. I ka 46 pikë, vetëm një më pak se Rijeka që renditet e dyta. Skuadra me shumë futbollistë shqiptarë në përbërje është në garë të fortë për vendin e dytë, që për Lokomotivën do të ishte sukses shumë i madh.