Futbollisti i Përfaqësueses U-21 të Kosovës, Valdrin Mustafa është testuar sot për koronavirus, me ç’rast ai ka rezultuar negativ në këto teste.
Por, skuadra e Hannover 96, nga nesër do të futet në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe për t’u mbrojtur nga prekja e tij, shkruan Reporteri.net
“Jam mirë, por nga nesër skuadra e Hannoverit dhe U23 do të futemi në karantinë për shkak të koronavirusit. Mos u shqetësoni, të gjithë jemi mirë”, ka thënë Mustafa për LIG Sport.