Fjalë Kyçe

Fyerje e tentim për përleshje, deputetët shkojnë në pauzë

Fyerje e tentim për përleshje, deputetët shkojnë në pauzë

Tension është krijuar në seancën e Kuvendit të Kosovës pasi opozita ka lëshuar seancën. Pas LDK-së edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sallën e seancës.

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka kërkuar 15 minuta pauzë pas tensioneve mes deputetëve të opozitës me Bogujevcin.

Bogujevci i ka ndërprerë fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit pasi ky i fundit kritikoi atë se nuk mund ta mësojë se çfarë të bëjë.

Bogujevci i ka ndërprerë fjalën edhe Arben Gashit të LDK-së. Pas këtyre tensioneve ajo ka ndërprerë seancën për 15 minuta pauzë, ku kishte edhe tentim për përleshje.