Fjalë Kyçe

Gani Sejdiu vjen me deklaratë interesante

Gani Sejdiu vjen me deklaratë interesante

Ballkani me fitoren e sotme 1:0 ndaj Gjilanit ka bërë një hap të madh për t’iu shmangur barazhit.

Megjithatë, triumfi është arritur me shumë vështirësi duke ditur edhe presionin që kishte ekipi vendas.

“Rëndësia e lojës e bëri të veten. Kishim ardhur në një moment vendimtar dhe vetëm fitorja kryente punë për të dy ekipet. Presioni ishte më i lartë te ne pasi ishim si vendas. U vërejt një frikë te futbollistët, sidomos në pjesën e parë. Por, mendoj që në pjesën e dytë pas inkuadrimit të Manevskit fituam kreativitet e përvojë e për fat të mirë shënuam gol”, deklaroi Sejdiu për SuperSport.

Sipas tij, në këto duele me rëndësi janë vetëm pikët.

“Në këto ndeshje vetëm tri pikët janë të rëndësishme dhe me këto pikë kemi shpresë se përfundimisht do t’i ikim barazhit”, përfundoi Sejdiu.

Ballkani nga ‘zona e kuqe’ që ishte deri para kësaj sfide, ka shënuar ngritje në tabelë