Fjalë Kyçe

Ganimete Musliu e quan “servil” Arben Vitinë, por ndryshe shprehet për ministren Nagavci

Ganimete Musliu e quan “servil” Arben Vitinë, por ndryshe shprehet për ministren Nagavci

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e ka quajtur “servil” ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Duke folur në emisionin dpt te Fidani në T7 ajo i ka komentuar minsitrat e Qeverisë Kurti 2.

“Servil”, ka thënë thjeshtë ajo.

Tutje ajo ka komentuar edhe ministrat tjerë.

Për ministrinë e Mbrojtjes ka thënë se do të kishte dëshirë të kishte parë Shqipe Selimin.

“E shfrytëzuan për vota. Ja dhanë edhe numrin 10-të, numër me të cilën është njohur në luftë Selimi”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka mbrojtur edhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“E kritikuan shumë sa që hezitoi ta merrte pozitën. Ajo është e aftë. Nuk po e mbrojë pse është femër. Po e mbroj se ia di vlerat dhe kemi pasur debate brenda Kuvendit”, shtoi ajo.