Fjalë Kyçe

Gara në Prishtinë: Ky është rezultati pas numërimit të 99% të votave

Gara në Prishtinë: Ky është rezultati pas numërimit të 99% të votave

Pas numërimit të 99,58 të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Prishtinë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.26%, ndërkaq pas tij vije Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet.

Arben Vitia dhe Përparim Rama do të jenë në garë për të parin e kryeqytetit, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ndërsa, Uran Ismaili i PDK-së ka fituar 18.023 vota me21,61%, kurse i katërti renditet Daut Haradinaj (AAK) me 3.850 vota ose 4,62%.