Gara për ‘Këpucën e Artë’ edhe këtë vit po del të jetë shumë interesante.
Një ndryshim i vogël nga vitet e kaluara, është mungesa e Cristiano Ronaldos në pozitat e para.
Këtë vit, janë argjentinasi Lionel Messi si gjithmonë, dhe francezi Kylian Mbappe ata të cilët po garojnë për këtë trofe individual.
Argjentinasi i cili luan me Barcelonën i prinë kësaj gare, duke numëruar plot 29 gola këtë edicion.
Pas tij është francezi Kylian Mbappe, i cili ka realizuar tri gola më pak (26).
Pozita e tretë i takon lojtarit të Sampdorias, Fabio Quagliarella me 21.
Cristiano Ronaldo dhe Krzysztof Piatek numërojnë nga 19 gola, kurse Aguero dhe Lewandowski nga 18.