Lionel Messi nuk luajti (për pasojë edhe nuk shënoi dot) në këtë “stacion” të La Liga-s, duke i dhënë mundësinë ndjekësit më të afërt, Kylian Mbappe, që t’i afrohet në garën për “Këpucën e Artë” në kontinent.
Sidoqoftë, as talenti francez nuk e gjeti rrugën e rrjetës në transfertën me Lille. Në referencë janë ligat më të mëdha europiane të futbollit, koeficenti i vështirësisë së të cilave është më i madh, konkretisht 2.0.
Sidoqoftë, në renditjen e mëposhtme, që pasqyron situatën aktuale, janë edhe emra të tillë si Mbaye Diagne (Kasımpasa/Galatasaray), apo Luuk de Jong (PSV Eindhoven), golat e të cilëve kanë koefiçent 1.5, në bazë të kampionateve ku luajnë (Turqi dhe Holandë).
Kuptohet qartë se Lionel Messi do të kërkojë ta mbrojë kurorën e tij, pas 34 golave të mahnitshëm në sezonin e kaluar, gjë që i mundësoi atij “Këpucën e Artë” të pestë në karrierë, duke parakaluar Cristiano Ronaldon në këtë drejtim.
1. Lionel Messi – Barcelona: 33 x 2.0 (koeficenti) = 66.0 pikë
2. Kylian Mbappe – PSG 27 x 2.0 = 54.0 pikë
3. Fabio Quagliarella – Sampdoria: 22 x 2.0 = 44.0 pikë
4. Robert Lewandowski – Bayern Munich: 21 x 2.0 = 42.0 pikë
5. Krzysztof Piatek – Genoa/AC Milan: 21 x 2.0 = 42.0 pikë
6. Duvan Zapata – Atalanta: 20 x 2.0 = 40.0 pikë
7. Luis Suarez – Barcelona: 20 x 2.0 = 40.0 pikë
8. Mbaye Diagne – Kasımpasa/Galatasaray: 26 x 1.5 = 39.0 pikë
9. Luuk de Jong – PSV Eindhoven: 26 x 1.5 = 39.0 pikë
10. Cristiano Ronaldo – Juventus: 19 x 2.0 = 38.0 pikë
11. Sergio Aguero – Manchester City: 19 x 2.0 = 38.0 pikë
12. Mohamed Salah, Liverpool: 19 x 2.0 = 38.0 pikë