Fjalë Kyçe

Gashi fyen rëndë fansat, i kërkojnë të mos vijë më në Kosovë

Gashi fyen rëndë fansat, i kërkojnë të mos vijë më në Kosovë

Gashi eskaloi gjatë performancës në një festival në Prishtinë.

Pasi, atij dikush aksidentalisht ia kishte larguar qaforen, ai kishte filluar ta fyej fansin.

Ky reagim i tij nuk kaloi lehtë. Disa nga të pranishmit pasi kishin dëgjuar reagimet e ulëta të reperit, kishin filluar të largoheshin menjëherë nga festivali.

Qindra fansa të tjerë kanë filluar të fyejnë Gashin në rrjetet sociale, e disa prej tyre edhe i kanë kërkuar që të mos vijë më në Kosovë.