Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thumbuar kryeministrin Haradinaj duke thënë se po fshihet prapa taksës si viktimë. Është shprehur edhe më ashpër ndaj tij duke i thënë “merr vendimet e duhura ose ikë”, këto komente Gashi i ka dhënë në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Arben Gashi është shprehur i ashpër gjatë ditës së sotme ndaj kryeministri Haradinaj, përveç që i ka thënë se po viktimizohet pas taksës, ka akuzuar edhe PDK-së se ata janë fajtorë që e kanë bërë kryeministër Haradinajn.
“Kryeministri Haradinaj duhet të marrë vendimet e duhura shtetërore, e jo të fshihet pas taksës së viktimizuar. Merr vendimet e duhura për vendin ose ikë. P.s. përgjegjësinë e ka PDK, që e ka bërë Kryeministër”, ka shkruar Gashi.