Fjalë Kyçe

Gashi, Shala e Lushtaku dënohen me gjobë, reagon deputetja e VV-së

Gjykata Themelore e Gjakovës, Dega në Malishevë ka dënuar sot me gjobë për gjuajtjet me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt, ministrin Dardan Gashin, Endrit Shalën si dhe Sami Lushtakun.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi është dënuar me 1700 euro gjobë.Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala është dënuar me 2400 euro gjobë.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 1700 euro gjobë. Me nga 1700 euro gjobë janë dënuar edhe tre të akuzuarit e tjerë, Behar Amerllahu, Fadil Demiri si dhe Sherif Krasniqi.

E, menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Alo.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se kur gjuan me armë për pikë të qefit sikurse ministrat dhe të tjerët, dënohesh me gjobë. Ndërsa kur hedh gaz lotsjellës dënohesh me 1 vit burg me kusht.

Postimi i saj i plotë:

“Kur gjuan me armë për pikë të qefit sikurse ministrat dhe të tjerë, dënohesh me gjobë ndërsa kur hedh gaz lotësjellës dhe qëllimi pas tij është mbrojtja e sovranitetit dhe territorit dënohesh mbi 1 vit me kusht!”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Alo/