Reperi shqiptar Gashi së fundi ka bërë promovimin e albumit të tij të ri.
Gashi për promovimin e albumit kishte organizuar një ndejë, në të cilën i pranishëm ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, shkruan lajmi.net.
Reperi ka publikuar projektin e tij “No Face No Case” me videoklip, të cilin e sjell në duet me reperin anglez Giggs.
Për ndryshe, një projekt tjetër që do të jetë pjesë e albumit të ri të tij. përveç këtij që e solli në duet me Giggs, është edhe bashkëpunimi me Ledri Vulën.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Gashi dhe Giggs.