Fjalë Kyçe

Gashi: Skandaloze zgjatja e paraburgimit nga Specialja, arsye që njëri nga ish-krerët e UÇK-së të dënohet

Gashi: Skandaloze zgjatja e paraburgimit nga Specialja, arsye që njëri nga ish-krerët e UÇK-së të dënohet

U bën më shumë se një vit prej kur po mbahen në paraburgim Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Procesi po stërgjatët e po vazhdohet të zhvillohen hetime ani pse aktakuza është konfirmuar e një pjesë e saj edhe është publikuar.

Zvarritjen dhe zgjatjen e këtij procesi avokati Tomë Gashi e sheh si një skandal.

Gashi në një intervistë për arbresh.info thotë, se stërzgjatja e këtij procesi për shumë arsye është skandaloz.

“Sa i përket zvarritjes se rastit të gjykimit të z, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, mendoj që kjo është një skandal në vete për shumë arsyeje, por arsyeja kryesore që pas arrestimit të tyre, ata janë arrestuar më 5 nëntor të vitit 2020”, tha Gashi.

Mbi të gjitha ai e sheh këtë zvarritje si tendencioze dhe jonormale sa i përket sistemit juridik të një shteti, si dhe shpjegon se me ligjet tona nuk lejohet që të kryhen hetime pas ngritjes së aktakuzës.

“Është tendencioze sepse po kryhen hetime pas arrestimit të tyre, gjë që është jonormale në sistemin juridik të një shteti. Me ligjet tona nuk lejohet që të kryhen hetime pas ngritjes së aktakuzës, ndërsa ata janë arrestuar pas bërjes publike të aktakuzës ndaj z. Thaçi, ndaj z. Veseli, ndaj z. Selimi dhe ndaj z. Jakup Krasniqi janë konfirmuar, dhe të gjithë këta janë marrë në të njëjtën ditë, që ka qenë 5 nëntori i vitit 2020”, ka thënë ai.

Gashi beson se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk do të duhej të arrestoheshin pa u mbyllur hetimet nga ana e prokurorisë, pasi që e konsideron si nonsens juridik që të pritet në paraburgim, ndërkohë që hetimet janë të papërfunduara.

“Besoj që nuk është deshtë fare që këta të arrestohen derisa prokuroria t’i mbyll hetimet, sepse është nonsens juridik që dikush të pret në paraburgim për më tepër së një vit dhe pastaj që aktakuza të kompletohet që të kryhen hetimet, edhe pse aktakuza është konfirmuar fillimisht”, deklaroi Gashi.

Tutje Gashi thotë se kjo është e dëmshme dhe kjo se sipas tij, sa më gjatë mbahet dikush në paraburgim aq më i vështirë do të jetë lirimi i tyre.

“Mendoj që stërzgjatja e këtyre procedurave është edhe e dëmshme për shkak se pothuajse në çdo sistem juridik, sa më tepër që dikush mbahet në paraburgim, aq më vështirë lirohet, dhe ne e kemi frikën që mbajtja e tyre e tepërt e tejzgjatur në paraburgim ndoshta do të jetë një ndër arsyet, që eventualisht njëri prej tyre të mund të dënohet”, shprehet avokati Gashi.